Turqia ka nisur punën përgatitore për projektin e qendrës së gazit të propozuar nga presidenti rus Vladimir Putin, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, raporton TV TRT, transmeton InfoShqip.
“Siç e dini, Putini sugjeroi që ne të ndërtojmë një qendër gazi në Turqi për shpërndarjen e gazit në Evropë dhe përgatitjet janë duke u zhvilluar për këtë”, tha Erdogan në një takim me të rinjtë në qytetin e Şanliurfas në juglindje të vendit.
Putini deklaroi së fundmi në “Javën e Energjisë” ruse se po diskuton me Erdoganin për ndërtimin e një gazsjellësi tjetër dhe ngritjen e një qendre gazi në Turqi, nga ku gazi do të dërgohet në vendet e treta, kryesisht anëtarë të Bashkimit Evropian. nese jane te interesuar te blejne..
Putin dhe Erdogan diskutuan detajet e atij plani më 13 tetor në Astana./InfoShqip.com