Reshjet e dendura nuk kanë të ndalur as edhe në qytetin e Gostivarit, si pasoje e situatës së rënduar nëpër rrugë një makinë është përmbysur nga rruga që çon drejt Gostivarit.
Sa i përket aksidentit, ende nuk ka detaje nëse ka të lënduar dhe cila është arsyeja që shoferi humbi kontrollin e timonit dhe është përmbysur.
Rrugët e lagështa dhe me borë pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve, por pajisjet e dimrit janë të obligueshme dhe shpejtësia duhet të përshtatet sipas kushteve të rrugës. /albeu