Rektori Ahmeti pritet nga rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha

U.D Rektor i UT, Kushtrim Ahmeti së bashku me një delegacion nga Universiteti i Tetovës po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Universitetin e Tiranës në Shqipëri, ku janë mikpritur nga rektori Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha, shkruan Top24.

“👉Në kuadër të implementimit të marrëveshjes mes dy institucioneve, gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit për projektet e përbashkëta, për shkëmbim të stafit akademik dhe studentëve, dhe për hulumtimin shkencor. Gjithashtu, u diskutua për mundësinë e riaktivizimit dhe vijimin e procedurave për krijimin e Asociacionit të Universiteteve Publike Shqiptare” shkruan rektori Hoxha përcjellë Top24.

▶️Gjatë këtij takimi një rëndësi e veçantë iu dha kontirbutit që Universiteti i Tiranës ka dhënë për zhvillimin e Universitetit të Tetovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu