Rama uron me liderët shqiptarë nga Tirana: Qoftë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët kudo ku janë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një foto në profilin e tij në fejsbuk duke ngritur dolli me liderët shqiptarë nga Maqedonia që janë të ftuar nga ai për darkë.

Siç shihet edhe në foto me gotat ngritur gati për urim, fotoja shoqërohet me mbishkrimin “Vëllazëri shqiptare. Gëzuar, qoftë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët kudo që janë!”.

Në takim këtë takim të thirrur nga Rama, janë të pranishëm Ali Ahmeti, Arben Taravari, Afrim Gashi dhe Menduh Thaçi. I vetmi që nuk ka marrë pjesë është lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ku nuk kanë munguar dhe polemikat e shumta gjatë ditës së sotme për këtë çështje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu