Deputeti Skender Rexhepi-Zejdi ka reaguar në rrjetet sociale rreth takimit të djeshëm të liderëve politik shqiptarë në Tiranë me kryeministrin Edi Rama.
Zejdi ka shpërndarë një fotografi bardh e zi nga darka në Tiranë, ku në mbishkrim thotë se shqiptarët po vuajnë ndërsa liderët po ngrenë dolli.
“JU NGRENI DOLLI – SHQIPTARËT VUAJNË…“Gëzuar”për 20% -shin ;“Gëzuar” për qytete e fshatra të boshatisura;“Gëzuar” për arsimin pa libra fare;“Gëzuar” për vendbanime me kushte mesjetare;“Gëzuar” për burgjet e mbushura me shqiptarë;“Gëzuar” edhe sivjet njëjtë sikur vjet;”, ka shkruar Zejdi në mbishkrim.