Dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM deri tani kanë heshtur duke mos shprehur asnjë qëndrim ndaj Platformës së përbashkët të partive shqiptare, e cila doli si dokument pas takimeve në Tiranë dhe Prishtinë, ku firmosës të saj janë BDI, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, informon INA.
Nga VMRO-DPMNE theksuan se do të komentojnë ate pasi që të analizojnë përmbajtjen e saj.
Ndërsa nga LSDM theksuan se nuk ka ardhur në adresën e tyre platforma e tillë dhe se nuk shohin nevojën që ta komentojnë ate në mënyrë të hapur, derisa nuk e shohin përmbajtjen e saj. Ndërkohë, komente mbi këtë platformë kanë bërë partitë e vogla maqedonase, të cilat kanë kundërshtuar këtë platformë që sipas tyre cënon interesat maqedonase, integritetin dhe sovranitetin e vendit./ina