‘Ivanovi e shkeli Kushtetutën gjatë ndarjes së mandatit’

Presidenti i Maqedonisë gjatë ndarjes së mandatit për formimin e qeverisë ka shkelur Kushtetutën e vendit. Kështu vlerëson profesori maqedon Svetomir Shkariq.

Sipas tij, mandati i jepet partitë që i ka numrat për ta formuar qeverinë, dhe jo subjektit politik që ka më së shumti deputetë në Parlamentin e Masqedonisë.

“Sipas Kushtetutës presidenti para se ta ndajë mandatin duhet të ketë informacione se cila parti mund ta sigurojë shumicën. Pra në këso raste ai duhet të zhvillojë konsulta me partitë parlamentare”, vlerëson Shkariq.

Ai gjithashtu përmende rastin e Rumanisë, ku mandatin nuk e ka marrë kryetari i partisë por një person tjetër./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu