Alternativa vihet në shërbim të VMRO-DPMNE-së

Duket se partia Alternativa pas braktisjes së koalcionit qeveritar është vënë në shërbim të VMRO-DPMNE-së. Ky fakt u vu re gjatë seancës së djeshme në Kuvend ku deputetja e kësaj partie, Safije Sadiki dha mjaft material që VMRO DPMNE të nis sulmin ndaj shqiptarëve.

Dje në Parlament dëgjuam një deputete nga Alternativa, e cila publikisht tha se gjatë ngjarjeve të nëntorit të vitit 2021 Qeverinë e Maqedonisë e ka krijuar Edi Rama dhe anëtarë të familjes Adem Jashari. Kovaçevski, me këtë vetëm ka konfirmuar se është i dëgjuar i verbër i Ali Ahmetit dhe më tmerrshëm i Artan Grubit”, tha Mickoski.

Deklaratat e Mickoskit janë kryekëput të stilit të Gruevskit, i cili nëpërmjet nxitjes së tensioneve ndëretnike, tentonte të mbante pushtetit pas publikimit të aferës së përgjimeve./Zyrtare.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu