Elon Musk jep për bamirësi gati 2 miliardë Dollarë

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka dhuruar për bamirësi aksione me vlerë 1.95 miliardë dollarë që zotëron tek kompania e makinave elektrike Tesla. Musk dhuroi aksionet midis gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, sipas dokumenteve të cituara nga Reuters , ku nuk tregohet se cila organizatë ishte marrësi.

Tesla nuk iu përgjigj menjëherë një emaili që kërkonte detaje se cili ishte bamirësi që mori donacionet. Personi i dytë më i pasur në botë tani zotëron rreth 13% të Tesla-s.

Kjo nuk është hera e parë që Elon Musk dhuron aksione të Teslas për bamirësi. Në vitin 2021, ai dhuroi 5.74 miliardë Dollarë.

Analistët kanë thënë se Musk mund të përfitojë nga dhurimi për bamirësi i aksioneve të Tesla-s, pasi aksionet e dhuruara për bamirësi nuk duhet të paguajnë tatim mbi fitimet kapitale, siç do të duhet të ndodhte nëse do të shiteshin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu