Vajza 5-vjeçare feston ditëlindjen në rrënojat e shtëpisë së saj në Turqi (VIDEO)

Mediat turke kanë shpërndarë një video emocionuese të një vajze 5-vjeçare e cila ka festuar ditëlindjen në rrënojat e shtëpisë së saj. Berfini që doli e gjallë nga rrënojat në provincën Hatay të Turqisë, ka festuar ditëlindjen në kampin ku u vendos familja e saj pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin.

E rrethuar nga fëmijë, punonjës, vullnetarë, prindërit e saj dhe një pjesë tjetër e qytetarëve të shpëtuar i kanë dhuruar buzëqeshje vogëlushes, jeta e së cilës ndryshoi plotësisht.

Në një video të publikuar nga mediat e huaja, 5-vjeçarja e buzëqeshur, fryn qirinjtë e tortës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu