Heshtja e Fatmir Besimit dhe afërsia me Musa Xhaferin?

Lufta mes Ali Ahmetit dhe “Grupit të Zjarrit” dita ditës po ashpërsohet. Njëra palë ka gjetur formën për të thënë se BDI-ja nuk është e përçarë se BDI-ja është e fuqishme, ndërsa tjetra BDI në krye me Musa Xhaferin dhe Izet Mexhitin hedhin kritika të ashpëra kundër Ali Ahmetit dhe Artan Grubit. Por çka bëjnë funksionarët që janë në funksione që nga 2002 e që fshehën si urithë për të mos u bërë pjesë e përçarjes së madhe që ndodh në BDI, apo thënë troç rijnë me të dy palët që nesër kush do që fiton ata të thonë se ishim me ju.

Njëri nga “urithët” që shfrytëzon këto situata pa dyshim është ministri i Financave Fatmir Besimi. Ai gjithnjë rri pas frontit, kurrë nuk del ballë për të luftuar kundër atyre që sulmojnë qoftë edhe liderin e BDI-së Ali Ahmetin. Nëse gjurmoni në profilin e tij në Facebook, apo çfarë do rrjeti që përdor Besimi nuk shihet asnjë fotografi me Ali Ahmetin, nuk shihet asnjë reagim ndaj sulmeve që i bëjnë BDI-së, Ali Ahmetit si nga VMRO-ja apo edhe shqiptarë që janë afër VMRO-së gjegjësisht “Grupi i Zjarrit”.

Besimi heshtë si gjithmonë, pasi ai në fund shpërblehet. Ai kurë nuk ka vrapuar të grumbullojë vota, ai kurrë nuk është përballur me popullin, kurrë nuk përballët me opinionin e kurrë nuk sulmohet nga askush, jo se është i përkryer, por është i dyanshëm, ai zgjedh te ec në rrugën që del fitues në fund, ai nesër mund të zgjedh të jetë kundër Ali Ahmetit nëse Ahmeti mund të humb përballë Musa Xhaferit, nuk i dihet.

Ai është në funksion që kur ka hyrë në BDI, drejtor, Ministër i Ekonomisë, Ministër i Mbrojtjes, Ministër i Euro integrimeve, Ministër i Financave dhe në fund ai nuk e thotë një fjalë të mbrojë Ali Ahmetin nga sulmet që i vijnë çdo ditë nga VMRO-ja dhe “Grupi i Zjarrit”.

Heshtja e tij në situata të tilla të detyron të mendosh se ai luan lojën e djallit të fëlliqur, ai radhitet gjithnjë pas më të fortit, Fatmir Besimit nuk i intereson lufta brenda BDI-së, atij i intereson se si të jetë ministër, si të shfrytëzojë këto trazira në heshtje dhe në fund të jetë afërtë edhe me VMRO-në, edhe me LSDM-në edhe me ASH-në edhe me BESË-n edhe me Musa Xhaferin. Ai gjithnjë ka qenë i tillë, andaj edhe vazhdon të jetë në funksione, por tradhtia më e madhe është kur shokun nuk e mbron kur ai ka nevojë, sot Ali Ahmeti ka nevojë që shokët që ia kanë pa hairin më së shumit ata janë duke e braktisur e duke ia bë varrin më së shumti se sa kundërshtarët.

A është edhe Fatmir Besimi nga ata shokët që ia ka pa hairin Ali Ahmetit dhe BDI-së më së shumit dhe është duke e braktisur, kjo pyetje le të ngelët në ndërgjegjen e tij, pasi edhe heshtja në këto situata është braktisje.

Ali Ahmeti do të triumfojë në fund, por turpin këta do ta mbartin me vete, ky dhe shumë të tjerë që janë në funksione që nga 2002./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu