“Unioni i Komunave Pakicë”, Ky është emri që ka propozuar Kurti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe?

Mediumi opozitar serb Nova.rs ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar në takimin e fundit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, një emër të ri për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas burimeve të Nova.rs në takim Kurti ka thënë se Asociacioni s’mund të quhet “i komunave me shumicë serbe”, sepse kjo prezanton një strukturë monoetnike që nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.

Prandaj, sipas mediumit serb, Kurti ka deklaruar se ka një emër të ri për Asociacionin.

“Kurti propozoi që të jetë Unioni i Komunave Pakicë”, shkruan mediumi, por “presidenti serb Aleksandër Vuçiç e hodhi poshtë këtë mundësi”.

Po sipas të njëjtit medium Kurti ka folur në takim edhe për gjashtë kushtet e tij, por ka cekur se më e rëndësishmja është që Asociacioni të mos ketë ne emër referencë njëetnike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu