VMRO akuzon: Qeveri hipokrite, ministrat blejnë bukë prej 80 denarësh nga buxheti i shtetit

Hipokrizia e Kovaçevskit ndaj qytetarëve është shembull klasik i gjithë qeverisjes së tij – akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja e Mickoskit.

Sipas kësaj partie, Kovaçevski ka sjellë një masë që as qeveria e tij nuk e respekton, duke u paraqitur si shpëtimtar, në një situatë ku, siç thonë nga opozitarja VMRO, ka lejuar që gjithçka të shtrenjtohet në Maqedoni, përcjell Klan Maqedoni.

Kovaçevski në Qeveri e blen bukën 30 deri në 100% më shtrenjtë se çmimi që ai vetë e parasheh, gjegjësisht për 450 gram bukë të bardhë paguan 41,4 denarë, kurse për bukë të bardhë me afat të zgjatur paguan pak më pak se 80 denarë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti thonë se para një viti kishin paralajmëruar se do të ndodhë një situatë e tillë, por Kovaçevski, sipaa tyre, nuk ka dashur ta mbrojë standardin e qytetarëve me masat e duhura.

“Me masat tona të propozuara do të kishte rimbushur dhe rritur rezervat mallrash, do të ndihmonte prodhuesit dhe do të parandalonte një goditje çmimesh për qytetarët. Në vend të kësaj, Kovaçevski vendosi të rrisë çmimin e energjisë elektrike dhe lejoi që çmimet të rriten në qiell. Nëse Kovaçevski do të kujdesej për qytetarët, nuk do të lejonte inflacionin prej 20% në Maqedoni, të bjerë standardi i qytetarëve dhe në të njëjtën kohë të rritet kostoja e jetesës”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Veprimi dhe hipokrizia e qeverisë është transparente, thonë nga partia e Mickoskit, duke shtuar se VMRO DPMNE kur ta udhëheqë Qeverinë e ardhshme do të bëjë të gjitha përpjekjet për ngritjen e standardit të qytetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu