Zbulohet projekti për aeroport në jug të vendit, ja dy vendet alternative

Hapat konkretë për ndërtimin e aeroportit të jugut do të nisin në vitin 2018.

Në buxhetin afatmesëm, për vitet 2017-2019, Qeveria ka parashikuar rreth 4 milionë dollarë për këtë qëllim.

Sipas dokumentit qeveritar, një fond prej 420 milionë lekësh do të përdoret për projektimin e detajuar dhe ndertimin e tij. Ndërsa fillimisht u fol për qytetin e Gjirokastrës, në listën kandidatëve për ndërtimin e aereoportit të jugut janë shtuar tashmë qytetet e Sarandës, Korçës Vlorës e Fierit.

Këto qytete përcaktohen si kandidatë potenciale për ndërtimin e një aeroporti të tretë ndërkombëtar, pas Rinasit e Kukësit, në Strategjinë Sektoriale të Transportit 2016-2020, të miratuar vitin e shkuar nga këshilli i Ministrave.

Në Shqipëri numërohen në total 12 fusha aviacioni të vogla, kryesisht të mbuluara me bar, të cilat potencialisht mund të përdoren për fluturime civile. Vendndodhja e aereoportit të jugut ngre prej kohësh pikëpyetje të mëdha për Qeverinë.Kjo pasi marrëveshja e re me kompaninë koncesionare të Rinasit, nuk lejon ndërtimin e një aereoprti tjetër ndërkombëtar në një rreze prej 100 kilometrash.

Në verën e këtij viti u publikuan dy projektet e Qeverisë për ndërtimin e aeroportit të jugut në Delvinë ose Gjirokastër. Dy propozimet në fjalë qenë pasqyruar në planin për zhvillimin e bregdetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu