Afrim Gashi: Nëse VMRO pranon kushtet, do bashkëpunojmë

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, njëherësh edhe deputet në parlamentin e Republikës së Maqedonisë, Afrim Gashi, ka thënë se nëse VMRO-ja pranon kushtet e tyre, ata do të bashkëpujojnë.

“Ne nuk përjashtojmë asnjë nga partitē maqedonase as VMRO e as LSDM-në, nëse njëra nga këto parti pranon parimet tona ne do të ulemi me ta dhe pastaj do të vendosë këshilli i përgjithshëm i partisë, organet e partisë sepse ata janë parlamenti i Lëvizjes Besa”, tha Afrim Gashi në emisionin “200” në “Alsat M”.

Gashi ka folur edhe për takimet me partitë tjera politike.

“Është dasht me kohë të ulen partitë shqiptare për të diskutuar. Komunikim duhet të mbajmë me të gjithë”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu