Rusia i kundërpërgjigjet 1 000 ushtarëve amerikan në kufi: “Bëhuni gati për Luftën e Tretë Botërore” (FOTO LAJM)

Mbi 1.000 trupa ushtarakë zbarkuan dje në Poloni ndërsa sot ata janë vendosur rreth kufirit rus. Në total, brigada e tankeve amerikane që ka hyrë, si pjesë e një marrëveshjeje të NATO-s të nënshkruar në vitin 2014, përbëhet nga 4,000 personel shërbimi, 87 tanke, ndërsa koloneli i ushtrise amerikane Christopher R Norrie tha se qëllimi kryesor i misionit është bllokimi dhe parandalimi i kërcënimeve.

Pas kësaj, Kremlini zyrtar tha se me këtë lëvizje, SHBA-të po kërcënojnë interesat dhe sigurinë e Rusisë dhe se është “një vend i tretë që është duke ndërtuar praninë e saj ushtarake në kufijtë tanë në Evropë. Ai nuk është as një vend evropian”.

Por, nga ana tjetër, mijëra trupa amerikane dhe tanke kanë mbërritur në prag te deres së Vladimir Putinit.

Lidhur me këtë, Rusia është kundërpërgjigjur duke vënë në lëvizje sistemet raketore S-400 TRIUMPH anti-ajrore rreth Moskës, duke dhënë sinjalin të bëhen gati për Luftën e Tretë Botërore. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu