Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar Qeverinë Kurti.
Ai ka thënë se më 1 maj nuk do të ketë protestë, por që kjo mund të jetë një shenjë negative për udhëheqësinë.
“Mësuesit çdo ditë sytë i kanë kah KEK-u sepse pa rrymë do të jetonim keq dhe procesi mësimor do të ishte i vështirësuar”, – tha ai.
“Këta njerëz, shëndetin e tyre po e sakrifikojnë për t’i bërë dritë Kosovës. Vendosin organet e SBASHK-ut dhe BSPK-së. Aq sa mora vesh, më 1 maj s’do ketë protestë, por heshtja është më e keqe sepse mllefi i akumuluar mund të shpërthejë dhe t’i ngjajë ndonjë vullkani”, – tha tutje ai.