Djali i manjatit të kompanisë Suning, Steven Zhang, i deleguar për të drejtuar Interin ne pozicionin e presidentit, zbulon një detaj interesant teksa flet për kualifikimin në finale.
“Në fillim ishte një sezon i vështirë dhe shumë pak mendonin se mund të arrinim në finale. I vetmi që besonte ishte Lukaku. Tani këtë objektiv e kemi arritur dhe jemi shumë të lumtur. 7 vjet më parë kur e bleme klubin e kuptuam menjëherë rëndësinë e kësaj fanelle dhe historinë e klubit e në këtë mënyrë e dinim se çfarë duhej të bënim, duhej thjesht të fitonim. Nuk ka rëndësi kush do të jetë në finale, Interi do të luftojë për të fituar”.