Presidenti i Interit, Steven Zhang zbulon emrin e lojtarit që në filim të sezonit besonte te finalja

Djali i manjatit të kompanisë Suning, Steven Zhang, i deleguar për të drejtuar Interin ne pozicionin e presidentit, zbulon një detaj interesant teksa flet për kualifikimin në finale.

“Në fillim ishte një sezon i vështirë dhe shumë pak mendonin se mund të arrinim në finale. I vetmi që besonte ishte Lukaku. Tani këtë objektiv e kemi arritur dhe jemi shumë të lumtur. 7 vjet më parë kur e bleme klubin e kuptuam menjëherë rëndësinë e kësaj fanelle dhe historinë e klubit e në këtë mënyrë e dinim se çfarë duhej të bënim, duhej thjesht të fitonim. Nuk ka rëndësi kush do të jetë në finale, Interi do të luftojë për të fituar”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu