Kryetari i Komunës së Tetovës thotë se brenda mandatit të tij ka arritur të bëjë shumë ndryshime në qytetin që drejton.
“Tetova ka ndryshuar shumë. Tetova nuk është më ai qytet ku flitet çdo ditë për mbeturinat, për ujë të pijshëm, që flet për rrugë me gropa. Tetova tashmë është një qytet ku flitet për realizim të projekteve, po flasim për përmirësim të kushteve dhe po flasim për një qytet të kulturës, për një qytet të rëndësishëm politik dhe një qytet që po e merr rolin që e ka pasur.
Sot në mandatin tonë, kemi arritur t’i asflatojmë gati shumicën e rrugëve problematike dhe e fundit ajo që është në realizim e sipër, atyre banorëve as që ju ka shkuar ndërmend se dikush mund ta ndërtojë, ne po ndërtojmë rrugën 7 kilometërshe nga fshati Sellcë deri në fshatin Vicë. Tetova po ndryshon çdo ditë dhe Tetova tanimë është një qytet i kulturës, një qytet i arsimit, sportit, një qytet që po shkëlqen në të gjitha fushat”, tha Bilall Kasami në intervistën e tij.