Nderohen vëllezërit Shën Kirili dhe Metodi, Kovaçevski: E kemi mbrojtur me vendime të vështira gjuhën tonë

Maqedonia e Veriut shënon ditën e vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi. Ngjarja kryesore ishte në Ohër ku qëndroi kabineti qeveritar.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski bashkë me delegacionin vendosën kurora lulesh në bustin e vëllezërve Kirili dhe Metodi.

Historianët e vlerësuan si ditë historike, duke përmendur periudha të ndryshme kohore që nga shekulli i nëntë.

“Gjuha maqedonase ka ndërtuar karakteristika të cilat jo vetëm që e bëjnë specifik por edhe interesant për zgjerim në suaza historike”

“Kjo traditë është nga shekulli i 9 dhe deri më sot në periudha të ndryshme, në formimin e kalendarit të kishës për festën e mençurisë së tyre që nga shekulli IX dhe X në kalendarin e Kishës së Ohrit”

Aktivitet vazhduan në Pllashonik të Ohrit ku ka qenë edhe fakulteti i parë europian me mësues vëllezërit Kirili dhe Metodi.

“Në linguistikë është pranuar se dialekti në Maqedoni ka filluar në shekullin e 11 kur mund të ndiqen një numër i madh inovacionesh, ndërsa shkresat e para në dialektin maqedonas janë bërë diku ne shekullin e XIII dhe XIV”, tha Boban Katapeovski- profesor i gjuhës maqedonase.

Ndërkaq kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Maqedonia ka kaluar periudha të ndryshme dhe të vështira për të ruajtur dhe mbrojtur gjuhën maqedonase.

Ne mjedisin tonë gjuhësor e mbrojtëm në mes vështirësive dhe vendimeve heroike ashtu siç i ngjan një shteti të përgjegjshëm që e vlerëson kulturën dhe historinë e kaluar. Me këto vendime i siguruam dhe çuam përpara kufijtë territorial me anëtarësimin në NATO dhe më pas e mbrojtëm gjuhën maqedonase dhe identitetin me fillimin e negociatave me BE vitin e kaluar”, pohoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Në nder të 24 majit në vendin tonë janë mbajtur edhe evente tjera kulturore e historike.

Opozitarja VMRO-DPMNE vetë organizoi kremtim të Ditës së iluministëve gjithësllovenë në Ohër me ekspozitë, me ceremoni solemne në kishën Shën Sofia dhe tribunë për veprën e vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu