VV-ja: Republika e Kosovës nuk i nënshtrohet milicisë fashiste të Vuçiqit

“Republika e Kosovës është përpjekja shekullore e popullit të saj. Ajo është kërkesa për liri, demokraci e barazi me popujt e tjerë. Republika e Kosovës është rezultat i mijëra dëshmorëve, martirëve e të burgosurve politikë. Ajo rezultat edhe i aleatëve tanë. Republika e Kosovës është aspiratë e popullit për të shkuar e qëndruar kah vlerat e perëndimit. Ka vetëm një vend që nuk do e nuk pajtohet më këtë fakt: Serbia.”

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video në Facebook, e cila është një përmbledhje e ngjarjeve nga e kaluara dhe këtyre që ndodhën ditëve të fundit në veri të Kosovës. Gjithashtu edhe aspiratat e Serbisë ndaj Kosovës gjatë viteve.

Kjo video gati 2-minutëshe mban titullin: “Republika e Kosovës nuk i nënshtrohet milicisë fashiste të Vuçiqit”. Në këtë video thuhet se Republika e Kosovës është aspiratë e popullit për të shkuar kah vlerat evropiane, por, vetëm Serbia nuk pajtohet me këtë.

Republika e Kosovës është përpjekja shekullore e popullit të saj. Ajo është kërkesa për liri, demokraci e barazi me popujt e tjerë. Republika e Kosovës është rezultat i mijëra dëshmorëve, martirëve e të burgosurve politikë. Ajo rezultat edhe i aleatëve tanë. Republika e Kosovës është aspiratë e popullit për të shkuar e qëndruar kah vlerat e perëndimit. Ka vetëm një vend që nuk do e nuk pajtohet më këtë fakt: Serbia. Shteti që ka shkaktuar në tri dekada katër lufta. Ka kryer gjenocid në Kosovë e Bosnjë. Ky shtet autokratik vazhdon të cenojë integritetin e vendit. Kështu ka bërë për gjithë këto vite prej vitit 1999. Madje ajo ka bërë spastrimin etnik edhe pas luftës. Në veri të vendit, kujtojmë natën e 3 dhe 4 shkurtit 2000. 10 shqiptarë u ekzekutuan, 1564 familje u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe 11364 persona të tmerruar, dhunshëm u detyruan të largohen. Përmes milicisë fashiste, Serbia vazhdon të cenojë rendin kushtetues. Këto të gjitha po bëhen me orkestrim të organizuar nga Beogradi. Por, Kosova nuk do të lejojë që milicia fashiste të përcaktojë rendin kushtetues”, thuhet ndër të tjera në videon e VV-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu