Edi Paloka sulmon ambasadoren Yuri Kim: Me paratë që mori në Shqipëri, u zbukurua

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe njerëzit e tij, duket se do të vijojnë sulmet ndaj Yuri Kim, deri në ditën e fundit të saj si ambasadore e SHBA në vendin tonë.

Për ta, ajo është e korruptuar, që paguhet nga Edi Rama.

Edi Paloka shkon deri atje, sa shkruan se me paratë e korrupsionit, ambasadorja amerikane është zbukuruar.

Postimi:

“Para se të merrte këstin e parë dhe pasi mori këstin e fundit…!

Kush thotë që pasuria nuk të zbukuron, ia fut kot”, shkruan ai, ndërsa ka publikuar një meme të ambasadores amerikane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu