“Rusia në vështirësi për të përballuar kundërofensivën ukrainase”, ekspertët: Regjimi i Putinit ndodhet në një moment të dëshpëruar

Shërbimet sekrete inteligjente kanë zbuluar përgatitjen e një atentati të frikshëm nga ana e rusëve. Ata po përgatisin të hedhin në erë një nga stabilimentet më të mëdha në botë të prodhimeve kimike. Stablishmenti ndodhet në një qytet të Krimesë veriore, zonë e cila është aneksuar nga Rusia.

Një provë e rëndësishme e këtij qëllimi është edhe aneksimi paraprak i banorëve në perimetrin e stablishmentit. Për arsye të hedhjes në erë të digës, stabilimenti është pa punë. Me këtë rast është zbuluar se rusët kanë vendosur eksploziv në themelet e stabilimentit gjigand kimik në Krime.

Vetëm për impiantet e ftohjes gjenden aty rreth 200 ton amoniak i lëngët, i cili në rast shpërthimi do të krijonte një re helmues me efekt shkatërrimtar që do të shtrihej në shumë kilometra. Shërbimet sekrete ndërkombëtare kanë paralajmëruar se dëmi do të ishte i frikshëm në jetë njerëzore.

Eksperti Artur Meçollari tha në emisionin “Lufta dhe Paqja” se minimi i fabrikës dhe shkatërrimi i digës sjell pasoja të mëdha humanitare dhe përbën një krim kundër njerëzimit. Për ekspertin Enri Hide, nëse minimi i fabrikës kimike do të ishte një ‘autogol’ për Rusinë për sa kohë është një zonë që kontrollohet nga rusët.

Veprime të tilla në shkelje të të drejtës ndërkombëtare, sidomos kur bëhet fjalë për goditje direkte të infrastrukturës, tregon se Rusia është në vështirësi për përballimin e kundërofensivës dhe po kërkon manipulimin dhe modifikimin e terrenit”, theksoi eksperti Meçollari.

Për kolonelin Çlirim Toçi,veprime të tilla nga ana e ushtrisë ruse tregon se ndodhet në një moment të dëshpëruar.

“Regjimi i Putinit është në një moment të dëshpëruar dhe sipas analistëve ushtarakë, veprime të tilla bëhen kur një forcë e armatosur nuk është në gjendje të përballojë në mënyrë efektive një kundërshtar. E dyta, Putin mund ta përdorë këtë thjesht për të penguar një kundërsulm nga forcat ukrainase. Ata mund të mendojnë se mund të dëmtojnë forcat ukrainase por duhet të mendojnë edhe kostot që do të shkaktojë për vetë forcat e Federatës Ruse.

Paniku për momentin në forcat e armatosura tuse është i lartë jo vetëm prej përgatitjes së forcave ukrainase, rusët kanë pasur kohë të gjatë gjatë periudhës së dimrit të përgatiteshin por nuk është ajo që duhet dhe pajisjet për të përballuar një sulm nga Ukraina nuk janë ata që duhet të kenë. Pra sot ata përballen me një dilemë morali i forcave ruse nuk është ai që pritet, ka një moral të ulët, ndërveprueshmëria ndërmjet njësive në terren nuk është e duhura dhe zinxhiri i komandimi nuk është funksional. Këto janë tre elementët që i bëjnë forcat ruse të jenë të pasigurta për atë që do të ballafaqohen nesër prandaj ata kanë vepruar në shpërthimin e digës.“, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu