“Non grata” nga SHBA? Merko anulon kremtimin për “Ditën e liqenit”

Asnjë deklaratë zyrtare nga kreu i Strugës në lidhje me informacionet e djeshme, kur Departamenti amerikan i Shtetit e shpalli Ramiz Merkon si të padëshirueshëm dhe ia ndaloi atij hyrjen në SHBA, përcjell KlanM.

Komuna e Strugës anuloi kremtimin zyrtar të Ditës së Liqenit të Ohrit, ngjarje që për 23 vite radhazi mbahet në formë rrotacioni në Ohër, Strugë dhe Pogradec.

Nga zyra e kryetarit Ramis Merko iu kanë thënë disa prej mediave se festimi i ditës së Liqenit të Ohrit është anuluar, pasi ai kishte pasur detyrime urgjente. Në lidhje me shpalljen “non grata” të Ramiz Merkos nga ana e DASH-it, nga Komuna e Strugës nuk janë deklaruar ende, përcjell KlanM.

Akuzat janë se Merko, si kryetar i Komunës së Strugës, ka keqpërdorur fondet e komunës dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e opinionit në institucionet dhe zyrtarët demokratikë.

Këshilli Gjyqësor do të verifikojë pretendimet e Departamentit të Shtetit, për të cilin do të formohet një komision i posaçëm, i cili do të kontrollojë gjykatën.

Në vitin 2000 tre komunat buzë liqenit, Ohri, Struga dhe Pogradeci nënshkruan një deklaratë për mbrojtjen e liqenit dhe më 21 qershor me aktivitete të ndryshme shënojnë çdo vit Ditën e Liqenit të Ohrit. Kjo është hera e parë që aktiviteti, i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin për nevojën e mbrojtjes së liqenit të Ohrit, nuk mbahet./KlanMacedonia


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu