Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton viziton sot Shqipërinë në një qëndrim 24 orësh në vendin tonë, teksa zbardhen disa nga pikat e axhendës së vizitës zyrtare.
Klinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë, më 3 korrik, pasdite, ku në orën 19.00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.
Në orën 19.05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Klinton të marrë çmimin e akorduar.
Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.
ME TE LEXUARA
21 orë
Haradinaj kërkon front kundër Kurtit: Mocioni për shkarkimin e tij, sot është interes kombëtar
32 min
Shpërthim i fuqishëm në veri – nuk raportohet për të lënduar
16 orë
Dodik i ofron Serbisë mbështetje në luftën për Kosovën
13 orë
Ridvan Asani zgjidhet kryetar i degës së BDI-së në Kumanovë
21 orë
Masat e BE-së, deklarohet Kurti: Të padrejta, s’ka kompromis me kushtetutshmërinë e vendit
31 min
“TF1”: Shqipëria, lugina e mrekullive! Media franceze reportazh në qytetin e Gjirokastrës
16 orë
Schneeberger: BE-ja t’i tërheq masat ndaj Kosovës