Lloga: Në qytetin e Shkupit ka një koalicion të çuditshëm

“Ne kemi një koalicion të çuditshëm në Qytetin e Shkupit”. Kështu mes tjerash e komentoi situatën e fundit në Qytetin e Shkupit, ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga në “SummerClick” në TV21

“Ndodhën ato zhvillime me kryetaren aktuale dhe u prish balanca i asaj që ne e patëm një marrëveshje xhentëlmene kur e mbështetëm kryetaren dhe prej atëherë nuk kemi një informacion se çfarë ndodh në Qytetin e Shkupit. Ne kemi një koalicion të çuditshëm në Qytetin e Shkupit, ku këshillin e mban VMRO-DPMNE-ja me “Levicën”. Në fakt duket se funksionon, por nuk funksionon fare”, tha Lloga teksa komentoi situatën në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu