Ja hoqën organet pas lindjes pa pasur nevojë, Avokati: Askush nuk e merr lëndën në dorë, ikin sikur nga djalli (VIDEO)

U anulua seanca gjyqesore për Jalldëz Veaposkës, lehonës nga Dibra të cilës ju hoqën organet pas lindjes në Strugë. Sapo filloi, seanca u mbyllë sepse në të nuk morri pjesë mjeku Dragi Daveski i cili ka bërë ekspertizën e të gjitha organeve.

Për 5 seanca gjyqësore nga Janari i këtij viti janë ndërruar dy gjykatës të cilët kanë shkuar në pension. Pritet që seancën e radhës ta mbajë një gjykatës tjetër, gjë që ka bërë Veaposkën të humb shpresat drejtësi.

Mendoj së është blerje kohe, sepse gjykatësi i parë që e morri lëndën time, shkoi në pension, vendosën gjykatës të ri Zhivko Avramovskin që ta gjykoj këtë lëndë, por siç tha edhe vetë Zhivko Avramovski këtu përfundoi gjykimi i tij, sepse edhe ai do të shkojë në pension dhe do të vijë një gjykatës i ri që do ta marr lëndën time, kështu që nuk kam asnjë pritshmëri nuk besoj në gjyqësorë“, tha Veaposka.

Avokati Sasho Janev thotë se askush nuk do ta marr lëndën në dorë. Sipas tij të gjithë ikin si djalli prej kryqit, por që edhe kësaj do t’i vijë fundi.

“Arsye e parë ishte se gjykatësi shkoi në pension edhe ky paralajmëroi se do të shkoj në pension këta janë arsye të arsyeshëm për ndërrimin e këshillit, megjithatë nuk janë arsye të mjaftueshme për këtë rast, në thelb këtë gështenjë të nxehtë askush nuk e do në duart e tij, gjithsecili ikën si djalli nga kryqi nga kjo lëndë, megjithatë nuk kanë më se ku të ikin unë ju garantoj”, u shpreh Sasho Janev, avokat.

Veaposka mes lotësh thotë se nuk e di se kur do të vijë drejtësia.

Unë drejtësinë sa vite do ta kërkoj në këta dyer gjyqësore nuk e di, sepse jam mjaftueshëm e dëmtuar fizikisht, jam gjysmë njeriu, ndërsa në këtë gjykatë unë edhe psiqikisht do të shkatërrohem, kështu që mendoj se deri në vdekjen time drejtësi do të ketë ose pas asaj”, tha më tej Veaposka.

Seanca e radhës për lehonën nga Dibra do të mbahet para një gjykatësi të ri dhe këshillit tjetër gjyqësor dhe sipas ligjit duhet të fillojë nga fillimi. Në këtë rast të akuzuar janë mjeku Muhamed Asani, i akuzuari i dytë është djali i tij Blerton Asani si mjek-specialist në gjinekologji dhe e akuzuara e tretë mjekja Liljana Jovanoska nga Struga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu