Projektligji për amnisti për krimet e lehta është gati dhe këto ditë pritet të shqyrtohet nga 4 grupet parlamentare, pas së cilës do të procedohet në Kuvend, njoftoi Ministria e Drejtësisë, shkruan InfoShqip.
Propozimi i ministrit të Drejtësisë Krenar Loga është pranuar në parim nga të gjithë faktorët dhe grupet parlamentare në vend. Nga ky ligj do të përfitojnë shumë qytetarë, të cilëve do t’u jepet mundësi shtesë për risocializim.
“Propozimi vjen pas amnistisë së suksesshme të personave që kanë kryer vepra penale gjatë pandemisë Covid. Qëllimi i ligjit është që të mos ketë mbipopullim në burgje dhe të lirojë në mënyrë drastike ambientet e burgjeve, gjë që do të krijojë kushte optimale për të burgosurit e tjerë”, tha Ministria e Drejtësisë, në komunikatën e saj. /InfoShqip.com