“Ka dosje krimi”, Berisha sulmon Bashën: Rrezikon 6-12 vite burg, e ka në dorë Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha në deklaratën e përjavshme me gazetarët, ndër të tjera ka deklaruar se Lulzim Basha është peng i Edi Ramës dhe se nëse ky i fundi ‘e lëshon’, rrezikon burgim me 6 deri në 12 vite. Ai tha se Basha është i kapur me dosje krimi për pastrim parash dhe se është marrë disa herë në pyetje nga prokuroria belge.

“Për çdo shqiptar Basha është peng i Ramës. Basha nuk është i kapur me dosje spiunazhi, por me dosje krimi. Dosja e krimit të tij nuk është shpikje e Berishës, por realitet në Prokurori, dosje e cila është ngritur me akuzën për larje parash kundër Bashës, që shkon nga 6 deri në 12 vite burg.

Edi Rama me një prokuror e bllokoi dërgimin e dosjes në Gjykatën e Lartë. Dosja është jo e mbyllur sepse një prokuror nuk ka firmos, dhe kur të dojë Rama e çon atë dosje.

Basha për këtë dosje dënohet 6-12 vjet burg. Basha është në hetim ndërkombëtarë me dosjen Toyota Yaris, është marrë disa here në pyetje nga prokuroria belge”, tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu