Taravari: Demantoj që shkojmë bashkë me BDI-në në zgjedhje! Ahmeti e ka hapur temën e “frontit europian”, por s’ka marrë miratim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari për TV21 tha se demanton se në zgjedhjet e ardhshme do të shkojnë në garë bashkë me BDI-në, shkruan TV21. Taravari thotë se Ali Ahmeti e ka hapur këtë temë, por që nuk ka marrë miratimin e ASH-së.

“Ai e ka hapur këtë temë, z.Ahmeti, por nuk ka një miratim prej ASH-së. Asnjëherë nuk i kemi premtuar askujt. Unë e shoh që edhe keqpërdoret kjo temë prej anëtarëve dhe funksionarëve të BDI-së, sikur kjo punë është e kryer dhe se ASH në zgjedhjet e ardhshme shkon bashkë me BDI-në, dua ta demantoj dhe ta kundërshtoj. ASH nuk ka sjell një vendim të këtillë”, tha Tarvari./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu