Popullsia në vend po plaket! Nëse në vitin 2002, 1/4 e popullsisë ishin të rinj, tani ai numër ka rënë në 18% më pak se 1/5 e popullsisë. Nëse në vitin 2002 kemi pasur 24% të rinj nga numri i përgjithshëm i popullsisë, në vitin 2022 kjo përqindje ka rënë në 18%.
“Investigimi i regjistrimit na tregon se një numër i madh i të rinjve jetojnë në zonat urbane, ndërsa një pjesë e vogël në vendet rurale, por evidente është se në vendet rurale mundësitë janë më të vogla dhe më të kufizuara sidomos nëse shohim edhe në aspektet tjera, duke filluar nga vendet e punës deri tek aspekti kulturorë e social, dhe një tip tjetër I jetesës”- deklaroi Dona Kosturanova, Drejtor i Fondacionit Demokratik Vestminster.
Statistika e 2022 tregon të dhëna shqetësuese – të rinjtë e lëshojnë vendin tha Apostol Simovski drejtori i Entit për Statistika.
“Nëse marrim parasysh se në vitin 2002 kishim 2 milionë e 20 mijë banorë, tani kemi 1 milionë e 837 mijë ne tanimë kemi ulje të numrit për 200 mijë banorë. Megjithatë nëse e shohim atë periudhë 20 vjeçare në numrin e të lindurve dhe të vdekurve kemi numra pozitiv që duhet të kemi rritje të numrit të popullsisë. Ndërsa nëse i merrni të dhënat për fëmijët e lindur në mërgim nga shtetasit tonë do të shihni se atje rritet dukshëm ky numër, ndërsa po zvogëlohet në vendin tonë.”- tha Apostoll Simovski, Drejtori I Entit të Statisitkave.
Maqedonia vazhdon ta ketë këtë problem serioz me migrimin e të rinjve dhe ndalimin e të rinjve në vendlindje. E para që duhet të bëjë shteti për ndërprerjen e këtij fenomeni është përpunimi i një strategjie afatgjate.
“77 mijë të rinj të cilët kanë lindur në këtë shtet tanimë nuk janë rezident këtu, kjo serish tregon se të rinjtë në numër të madh e lëshojnë vendlindjen për fat të keq. Tjetër, atë që mund ta shohim është se kur i marrim analizat në bazë të vetëqeverisjes lokale kemi rrënje të madhe numrit të rinjve, thuajse në të gjitha komunat ka rënie të numrit të të rinjve përveç në komunë e Likovës ku ka rritje prej 2%”- pohoi Petar Barllakoski, Kryetar I Forumit të të Rinjëve.
Duhet që Komunat si dhe Agjencia për Rini dhe Sport të ndajnë më shumë mjete për të rinjtë, duhet të ndryshohet legjislativi me qëllim që të rritet niveli i financave për të rinjtë në nivel lokal, thonë Petrina Shapkova.
“Përfundimet në të cilat erdhëm nuk ishin shumë optimiste, sepse buxheti ose mjetet që posedon Agjencia për Rini dhe Sport, ndërsa janë të dedikuara për të rijnë nuk janë të dedikuara për sport janë një pjesë shumë e vogël, andaj mendojmë se duhet forcuar kapacitete si financiarisht ashtu edhe kapacitet tjera të agjencinë.”- tha Petrina Shapkova Kocevska, autore i studimit për financimin e të rinjëve
Kur të rinjtë pyeten se përse e lëshojnë vendin si arsye primare ata përmendin arsimimin dhe punësim. Ndërsa nga Agjencia për Rini dhe Sport thonë se deri në Kuvend kanë dërguar strategji për të rinjtë si dhe ndryshimin e ligjit për të rinjtë.