Mexhiti për tubimet në Tetovë dhe Çair: Shqiptarët në Maqedoni janë pjesë e kombit shqiptar

Kryetari i partisë më të re në kampin shqiptar të opozitës, Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhit pas përfundimit të kuvendit të themelimit të kësaj partie ka dhënë edhe një intervistë për shtyp.

I pyetur për tubimet e fundit të opozitës shqiptare në Çari dhe Tetovë, ku ishte i ftuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai u shpreh se këto takime janë më se normale sepse shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë pjesë e kombit shqiptar dhe normalisht si të tillë do të ketë edhe bashkëpunim mes partive shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri.

I pyetur për flamurin me Shqipërinë e madhe që u shfaq gjatë tubimit në Tetovë, ai u përgjigj se këta janë flamuj që i shohim përditë edhe nga pala maqedonase por edhe nga ajo shqiptare dhe këtu nuk ka asnjë gjë të keqe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu