Protesta në përkrahje të Kurtit, reagon Matoshi nga Kepi i Rodonit, ja si i quan protestuesit

Sot në sheshin “Skëndërbeu” është organizuar një protestë në përkrahje të kryeministrit Kurti e presidentes Osmani.Kjo protestë e thirrur nga një qytetar nga Skënderaj, ka pasur për synim dhënien e përkrahjes për liderët e shtetit.

Kundër kujt është organizuar dhe cilat kanë qenë kërkesat nuk dihen, megjithatë një numër i madh qytetarësh janë bashkuar.Lidhur me këtë protestë ka ardhur reagimi nga gazetari dhe analisit Halil Matoshi.

Ai protestuesit e sotëm i ka quajtur dobbudallë e mendjeshkretë më vulë.

Reagimi i plotë:

“Derisa dobbudallë dhe mendjeshkretë me vulë, në Prishtinë kërkojnë nga Albin Kurti me thirrë nji gjyq të madh popullor për analistat, unë po e shijoj nji Perëndim fantastik dielli, matanë Kepit të Rodonit!P.S.
Budalltë e sistemit dëshmojnë se iu prinë nji popullist autokrat, fatmirësisht pa thoj!?” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu