Çfarë po ndodh në veri me KFOR-in dhe ushtrinë serbe?

Një takim mes komandantit të KFOR-it dhe komandantit të Ushtrisë serbe pritet të zhvillohet, ku temë e bisedimeve pritet të jenë zhvillimet pas ndalimit të trenit serb dhe kërcënimeve nga Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikollic, i cili ka kërcënuar se Serbia do ta dërgojë ushtrinë në Kosovë.

Në përgjigjen për Gazetën Express, KFOR-i nuk e ka saktësuar datën e takimit, por thuhet se do të mbahet jashtë Kosovës.
Zakonisht takime të tilla mbahen në Nish të Serbisë. Sipas të gjitha gjasave, takimi do të mbahet nesër.

“Në përputhje me mandatin e tij aktual, që rrjedh nga Marrëveshja Teknike Ushtarake, KFOR mban takime të rregullta, të cilat planifikohen disa javë më herët me udhëheqjen e lartë ushtarake të vendeve fqinje, për të diskutuar për situatën dhe për të ndërtuar besim reciprok”, ka thënë KFOR-i.

“Takimi me shefin serb të Mbrojtjes është caktuar javë më parë dhe nuk do të zhvillohet në Kosovë. Ky takim mbahet rregullisht”, ka sqaruar KFOR-i. /Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu