Maqedonia e Veriut reagon pas deklaratës së ministrit serb: Po presim sqarim nga Serbia

Pas Malit të Zi, edhe Maqedonia e Veriut ka reaguar lidhur me deklaratën e ministrit serb, Millosh Vuçeviç. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë të Veriut, Bujar Osmani i ka cilësuar komentet e ministrit serb si të papërshtatshme ndërsa shton se pret një sqarim nga ana e tij.

”Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Në pritje të sqarimit nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

Më herët, edhe kryeministri Edi Rama dënoi deklaratën e Vuçeviç duke thënë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleate të NATO-s dhe të përkushtuara plotësisht ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Mes të tjerash ai shkruante se ‘Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu