Anëtari i lartë VMRO-së, Antonio Miloshoski thotë se bisedumet me BDI-së kanë filluar, por qëndrimet e të dyja palëve mbeten të njëjta, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Për VMRO-në gjuha shqipe në gjithë territorin dhe vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale janë kërkesa të papranueshme. Prokuroria speciale është e politizuar dhe partizuar”, deklaroi sot Miloshoski.
Në anën tjetër, edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim potencojnë se pa përmbushjen e kushteve që burojnë nga platforma e përbashkët nuk do të këtë qeveri të re.










