A do ta takojë Thaçi – Vladimir Putinin? (VIDEO)

Në emisionin “Komiteti”, Presidenti Hashim Thaçi ka folur për një takim të mundshëm të tij me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se Rusia ka qenë e involvuar në proceset e Kosovës para dhe pas luftës.

Presidenti i Kosovës ka treguar se do të takohej me presidentin rus për të kërkuar njohje sepse Kosova nuk i ka bërë asgjë të keqe Rusisë.

Ai ka thënë se Rusia nuk ka probleme direkte me Kosovën, por e shikon statusin e shtetit tonë në një prizëm më të gjerë ndërkombëtar dhe të interesave të saj.

Takimi me homologun e tij rus, sipas Presidentit Thaçi, nuk do ta dëmtonte Kosovën, apo paqen dhe stabilitetin e Kosovës. /Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu