Mickoski: Sa më e fortë VMRO-ja, aq më e fortë Maqedonia, shkojmë për 61 deputetë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sërish në stilin e njohur të krerëve të kësaj partie për fitoren e 61 deputetëve në zgjedhje dhe për të arritur formimin e Qeverisë pa kushtëzime.

“Dhe kur ju shoh në numër të madh duke e festuar këtë ditëlindje të 33-të, përveç për mua si kryetar i VMRO-DPMNE-së, është motiv për të duruar, duruar dhe së bashku me ju në pak muaj nga sot në zgjedhjet parlamentare të vulosim këtë histori dhe të fitojmë me shumicë në parlamentin maqedonas. Është shumë e rëndësishme që ajo fitore të jetë e madhe”, tha kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në Shtip, ku u shënua 33-vjetori i Komitetit Komunal të partisë në këtë qytet.

Ai tha se ka shkuar në atë qytet për ti siguruar ata për një fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Por nuk do të mjaftojë që ajo fitore të jetë me më pak se 61 deputetë. Pse po e them këtë? Sepse gjatë asaj fushate do të dëgjoni gjithçka nga shpirtrat e vegjël që paguhen me paratë tuaja, dhe të vjedhura nga qeveria e BDI-së dhe LSDM-së ose LSDM-së dhe BDI-së si të doni. LSDM është kthyer nga një parti shtetformuese në parti shërbyese e BDI-së”, theksoi Mickoski.

Ai tha se sa më e fortë të jetë VMRO, aq më e fortë është Maqedonia.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu