Shaqiri: Shpejt do të dihet se shqiptarët a gabuan që votuan LSDM?!

Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha në një postim në rrjetin Facebook shkruan për ata që votuan LSDM, BDI dhe për gjendjen e pandryshuar.

Ja postimi i plotë origjinal i shkruar:

“Votuesit Shqiptarë të cilët votuan Zaevin, bënë gabim apo dënuan politikën kriminele të BDI-së do ta konfirmon koha! Votuesit të cilët në vazhdimsi përkrahën politikanët e BDI-së dhe PDSH-së më shum se nje dekadë dhe në vazhdimsi legjitimuan vrasjet, burgosjet, vjedhjet, korrupcionin, kurvallëkun e krimet tjera qe ju bën Shqiptarëve të maqedonisë janë shum më shumë fajtorë!Unë personalish nuk kam votuar as BDI-në as LSDM-në, apo ndonjë subjekt tjetër!10 vite nëpë bjeshket e Karadakut nuk janë të lehta po të qendroj edhe 10 vite tjera në Tanushë me armë në dorë dhe larg familjes time, votuesit e BDI-së as që e çajnë kokën për mua dhe 5 femijelët e mi, por vazhdojnë të më ofendojnë me fb fallco!Asnjëri nga votuesit e BDI-së asnjeher nuk e ka lodh koken të pyet BDI-në si dhe pse u vranë mbas luftës kom.Tahir Sinani, kom.Teli, kom.Hoxha, Ridvan Neziri, kom.Kushtrimi, kom.NATO dhe Begu, kom Shqiponja!As që kan pyetur BDI-në pse u burgosën të pafajshmit te rasti Sopiti, në kohën e pdsh-vmro Brodeci,rasti Avni Ajeti, rasti Monstra dhe rasti Lagjeja e trimave-kumanovë, dhe pse u shtypun me dhunë policore protestat në Shkup për Monstrën?Shpesh herë kam bërë apele publike në media para ketyre zgjedhjeve për bashkimin e partive Shqiptare se një pjesë e madhe te elektoratit tonë do të kalon tek Zaevi si pasojë gabimeve të BDI-së!Gabimet apo përmirsimi i politikanëve Shqiptar të mk do të jet vendimtar në të ardhmen, a do të largohen elektorati Shqiptarë nga Zaevi apo do të shtohen votuesit tonë tek Zaevi?Un po shoh ende gabime të mdhaja tek politikanët tanë arroganta dhe mendje mdhej, të vetpëlqyer që në asnjë moment nuk duan të ja dinë për hallet e elektoratit!”, thekson Xhezair Shaqiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu