Eurostat shënon rritje të madhe të çmimit të ushqimeve në Maqedoninë e Veriut, edhe ate gjatë muajve të fundit. Në gusht të këtij viti, inflacioni më i lartë i ushqimeve ishte në Turqi, pasuar nga Serbia dhe Hungaria. Maqedonia e Veriut është në vendin e gjashtë me 13,1 për qind inflacion ushqimor.
Shqipëria ka 8.4 për qind inflacion, Greqia 10.8 për qind dhe Kroacia regjistron inflacion prej 11.1 për qind.
Turqia ka inflacion ushqimor prej 74.3 për qind, Serbia ka 17.9 për qind, ndërsa në fund, me normën më të ulët të inflacionit të regjistruar janë Zvicra dhe Danimarka, me përkatësisht 4.5 dhe 4.6 për qind.