Kryeministrja italiane Meloni dhe presidenti Macron nuk janë të pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit sot në Tiranë, por nuk ka munguar kryeministri gjerman Scholz si edhe shefi i diplomacisë britanike James Cleverly krahas liderëve tyë rajonit.
Pas prezantimit të një picture në ambientet e Kryeministrisë, mes të qeshurave dhe batutave, Rama kapi prej krahu Scholzin e Gjermanisë duke e ftuar të parin për të vijuar në sallën tjetër ku do të zhvillohen punimet. Scholz është lideri më i rendësishëm që merr pjesë në këtë aktivitet krahas ministrit të Jashtëm të Britanisë së Madhe Cleverly.
Ndërkohë që Rama mori Scholzin prej krahu, Cleverly ishte po aty, si për të treguar se Britania e Madhe nuk ka lëshuar nga prezenca e saj e fortë në rajon dhe në Europë.
Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, Gjermania ka një rol kryesore në proceset e integrimit në Bashkimin Europian, krahas faktit që është zëri më i fortë aty bashkë me Francën.
Ndryshe nga të tjerët, Mitsotakis” thyen rregullin” pasi u prit nga Rama
Ndryshe nga liderët e tjerë që kanë ardhur në Tiranë dhe po priten nga Rama, kryeministri grek Mitsotakis është ndalur përballë gazetarëve duke iu përgjigjur pyetjeve nga televizioni grek ERT.
Mitsotakis është parë të ndalet te mikrofoni i ERT dhe duket se do të japë një mesazh parta nisjes së punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit. Partia e Mitsotakis humbi dy qytetet kryesore greke një ditë më parë, ndërsa tashmë duket se do të arrijë “një fitore” jashtë duke bërë presion për Fredi Belerin, e arrestua për vjedhje votash.