A rrezikon burgun deputeti i PD? Berisha: Ta dijë Edi Rama, ky është vetëm fillimi

Ish-kryeministri Sali Berisha dha një deklaratë për mediat pas tensioneve të fundit të krijuara nga deputetët e opozitës dhe pengimit të zhvillimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Berisha theksoi gjatë fjlalës së tij se demokratët janë të vendosur kësaj here dhe se gjithë ngjarjet e fundit të ndodhura janë vetëm fillimi.

Pyetje: A po rrezikon Nallbati burgun pas kallëzimit të PS-së, dhe sa do të sakrifikojnë deputetët demokratë?

Berisha: Asgjë tjetër veçse ia dërgoi një organizate tjetër kriminale siç është SPAK, që funksionon i tëri nën këmbët e Edi Ramës me fabrikime, falsifikime kriminale.
Me lidhje me bandat dhe krimin. Në këtë aspekt, nuk ka asnjë lloj habie se përse këta i drejtohen tani SKAP-it të partisë. I bindur të jesh ti se demokratët janë shumë të vendosur kësaj here. Mund t’i them Edi Ramës se ky është vetëm fillimi. Ta dijë Edi Rama.

Pyetje: Mbledhja u shty, a do të ktheheni në 13:00?

Berisha: Deputetët do të jenë aty ku i thërret detyra.

Pyetje: Po ju?

Berisha: Të gjithë. Deputetët do të jenë aty ku e kanë vendin, beteja është betejë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu