Hoxha nga Tetova me porosi: Hiqeni sa me shpejt Kryqin prej 15 metrave në Kodrën e Diellit

Imami tetovar, Nuhi Ganija ka reaguar për vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit në Tetovë.

Ai përmes rrjetit facebook ka dërguar porosi tek autoritetet shtetërore që Kryqi i madh prej 15 metrash të largohet menjëherë.

Postimi i plotë:

“Ne lagjen Aerodrom te Shkupit autoritetet me vite nuk lejojne ndertimin e xhamise, ne Prilep komuna nuk lejone restaurimin e xhasise se djegur nga huliganet gjate konfliktit te 2001, ndersa ne Kodren e Diellit pos kishes e cila u ndertua ne fund te viteve te nentedhjeta, keto dite mbiu si kepurdh edhe kryqi gjigant 15 meter i larte!
Kryqi ne Kodren e Diellit duhet te largohet sa me shpejte, ndryshe… !!!”, shkruan Ganija.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu