Xhaferi: Më 28 janar qeveri teknike, më 28 shkurt shpallja, nëse data e zgjedhjeve është 8 maji

Nëse partitë merren vesh që zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 8 maj, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se zgjedhjet duhet të shpallen me 28 shkurt, ndërsa sipas marrëveshjes së Përzhinos, qeveria teknike duhet të zgjidhet një muaj më herët, respektivisht më 28 janar.

“Nëse supozojmë atë që spekulohet se 8 maji do të ishte i pranueshëm për të gjithë, zgjedhjet të mbahen së bashku, presidenciale dhe parlamentare, atëherë afatet janë në minimum 70 dhe maksimumi 90 ditë nga shpallja deri në mbajtjen e zgjedhjeve, me këtë rast do të shpalleshin me 27-28 shkurt. Nëse zgjedhjet mbahen së bashku, do të thotë më 8 maj, si rezultat i marrëveshjes së Përzhinës, në fund të janarit duhet të zgjidhet qeveria teknike. Pra në 27, 28 janar duhet të zgjidhet një qeveri teknike. Këto janë afatet në lidhje me atë se cila do të ishte data specifike e zgjedhjeve nëse do të ishte data 8 maji. Më qartë më, shëndet”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu