Manifestim dinjitoz për 28 Nëntor edhe në SHFK”Sami Frashëri” në Pirok

Në kuadër të festave të Nëntorit për të shënuar festën e flamurit edhe shkolla fillore komunale “Sami Frashëri” në fshatin Pirok u përkujdes që të shënoj në mënyrë sa më dinjitoze festën e flamurit. Me një program të pasur artistik mësimdhënësja e historisë, Mersije Ramadani organizoi dhe planifikoi në përpikmëri që ky manifestim të jetë kaq dinjitoz.

Kjo datë historike për popullin shqiptar sot u kremtua me shumë aktivitete të nxënësve të kësaj shkolle. Në fjalimin e tij përshëndetës, drejtori i shkollës Besim Besimi i përgëzoi organizatorët e manifestimit dhe njëheit ua urojë këtë ditë madhështore të gjithë nxënësve dhe mbarë popullit shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu