Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami bëri të ditur se nuk do të zbukurohet qyteti për festën e Vitit të Ri.
“Kemi probleme me ujësjellësin, bllokimin e trafikut, pastrimin e qytetit. Jo derisa të arrijmë të stabilizojmë financiarisht qytetin, derisa të arrijmë të menaxhojmë me sukses detyrimet bazë të komunës lidhur me mirëmbajtjen e objekteve publike, pastrimin e qytetit, furnizimin me ujë të mjaftueshëm, rregullimin e infrastrukturës bazë”.
Nuk e shohim nevojën që të shpenzohen mjete për çështje që sigurisht janë të rëndësishme për qytetin, por që nuk janë të nevojshme”, theksoi kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Ai bëri apel që të mos festohet me fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike.
MPB paralajmëroi gjoba të ashpra deri në 250 euro për ata që ndezin fishekzjarrë në vende publike.
Po ashtu tërheq vërejtjen se për blerjen dhe shpërndarjen e lëndëve piroteknike, sipas Kodit Penal, mund të merret dënim me burg mbi 5 vjet.(INA)