Teksa mbetet ende mister ngjarja e rëndë që ka tronditur banorët e fshatit Karbunarë në Vlorë, ku dje është gjendur një kafkë njeriu e shkëputur nga trupi, dalin disa pista të tjera hetimi që mund të shmangin atë të një vrasje të mundshme.
Në fillim u raportua se koka e një njeriu e gjendur në një zonë të pyllëzuar kishte një vrimë në kokë, çka lindin dyshimet për një plumb, por tashmë nga ekzaminimet e para në kafkën e personit ende të paidentifikuar nuk ka një vrimë të tillë që mund të jetë shkaktuar nga plumb.
Dyshimet janë pikërisht në një tjetër pistë, atë të nxjerrjes së trupit që mund të ketë qenë i varrosur në këtë zonë nga kafshët. Gjithsesi policia po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, teksa ende nuk identifikuar personi që i përket koka e dekompozuar./express