LEN: Në ditën e arsimit, LSDM dhe BDI vazhdojnë me politika anti-europiane

Lidhja Europiane për Ndryshim, kolaicioni i partive opozitare shqiptare ka reaguar në lidhje me protestat të cilat sipas tyre janë shoviniste e kjo vjen pikërisht nga politikat e partive në pushtet LDSM-BDI, thonë nga LEN, shkruan InfoShqip.

Reagimi i plotë:

“Sot kur është dita ndërkombëtare e Arsimit, arsimi në vend ndodhet në një kolaps të vërtetë. Para shkollave ka protesta shoviniste me qëllim pengimin e të drejtës për tu arsimuar, nxënësit nuk kanë libra, numër i madh i shkollave shqipe nuk kanë kushte elementare për zhvillim të mësimit.

E që vendi i udhëhequr nga LSDM-BDI del më shoviniste se Rusia, këtë e dëshmon fakti që pikërisht para shkollave sulmohen gazetarët dhe tentohet edhe të ndalohet dhe fjala e lirë.

Lidhja Europiane për Ndryshim dënon ashpër edhe protestat që kanë për qëllim ndalimin e mësimit në gjuhën shqipe, por edhe sulmin ndaj gazetarëve.

Po ashtu kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme që të mos flejë, por menjëherë të veprojë si për dhunuesit ndaj gazetarëve ashtu edhe ndaj atyre që dëshirojnë të ndalojnë zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe.

Mos harrojmë, se pushteti dëshiron të na shesë pallavra se jetojmë në një shtet me vlera multietnike dhe tolerancë ndëretnike. A nga ana tjetër, kur janë në shprehje shqiptarët, po ky pushtet nxit tensione”, thonë nga Lidhja Europiane për Ndryshim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu