Dodik shpall kandidaturën për një tjetër mandat si president i Republikës Srpska

“Republika Srpska dëshiron marrëdhënie miqësore me të gjithë”. Kështu u shpreh këtë të shtunë, presidenti Milorad Dodik dhe shpalli kandidaturën e tij për një tjetër mandat.

Dodik tha në seancën e Komisionit Kryesor të partisë në Srpac se SNSD ka përgjegjësi historike dhe se nuk do të fshihet nga kërcënimet e ndryshme.

“Tërë jetën ia kushtova luftës për Republikën Srpska. Përfundova në gjykatë sepse isha i pabindur. Nuk do të largohem nga këtu, do të qëndroj këtu dhe jam gati të sakrifikoj veten për Republikën Srpska si burrë dhe politikan”, theksoi ai gjatë fjalës së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu